Adelina Ismaili të heqë dorë nga muzika përfundimisht?!

February 4, 2019

Adelina Ismaili është konsideruar si diva e muzikës shqiptare, pavarësisht mungesës në skenë prej kohësh. Kënga e saj e fundit është publikuar në dhjetor të vitit të kaluar, e dedikuar të birit.

Pasditen e së dielës, në emisionin e “E Diell”, Adelina dha një deklaratë të fortë, që na bëri të kuptojmë se kjo mund të jetë kënga e saj e fundit. Në fund të përfomancës muzikore me një kolazh këngësh bashkë me Fjoralba Ponarin, ajo tha se ndoshta tërhiqet nga muzika.

“Kënga për Uliksin është vetëm e imja dhe ka mundësi që të jetë e fundit publike, por nuk e di, është gjithçka relative”,- si për ta lënë pezull vendimin e fundit që ka marrë.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background