A është ky i dashuri i ri i Rita Orës?

December 4, 2019

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, i ka befasuar të gjithë së fundmi teksa është shfaqur në eventin “British Fashion Awards” krah një mashkulli. Rita u fotografua dorë për dore me kolegun e saj në filmin “Twist”, aktorin Rafferty Law.

29-vjeçarja u shfaq e veshur me të bardha ndërsa aktori që s’ia lëshoi dorën në asnjë moment ishte veshur me të zeza.

Ata u larguan së bashku nga eventi dhe megjithëse nuk kemi asnjë deklaratë nga dyshja, u kuptua se ai është i dashuri i ri i këngëtares.

Kjo edhe për shkak të afrimitetit që treguan gjatë gjithë kohës me njëri-tjetrin.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background