Kanye West publikon albumin e ri ditën e Krishtlindjeve

December 27, 2019

Kanye West nuk ndalet.

Ai në tetor publikoi albumin e tij “Jezus is King”. Ndërsa në Ditën e Krishtlindjes nxori albumin e ri “Jezus is born”. Albumi ungjillor përfshin 19 këngë dhe erdhi në bashkëpunim me Sunday Service. “Jezus is born” ka një qasje më tradicionale ndaj ungjillit, se sa paraardhësi i tij ku u përfshinë elemente të hip hopit dhe muzikës elektronike.

Fituesi i Grammy publikoi albumin përmes shtëpisë diskografike Vydia në New Jersey. Ndërsa “Jezusi është mbret” pati sukses të madh. Ai zuri vendin e parë në Billboard 200. Ky ishte albumi i tij i 9-të rresht që zuri vendin e parë duke mbajtur të njëjtin rekord me Eminem.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background