51-vjeç, Jennifer Aniston zbulon planet për t’u bërë nënë

February 12, 2020

Ditën e djeshme Jennifer Aniston festoi 51-vjetorin me miq dhe të afërm. Dhe ndërsa vitet fluturojnë për aktoren, ajo ka zbuluar së fundi se e sheh të ardhmen e saj me “të qeshura” dhe “fëmijë që vrapojnë”. Gjatë një bisede argëtuese me mikeshën e saj, Sandra Bullock, për revistën “Interview”, Aniston foli hapur për jetën e saj dhe ëndrrat në sirtar.

Aktorja tha se pamja perfekte imagjinare që kishte në kokën e saj ishte zhurma e valëve të oqeanit, të qeshurat e fëmijëve duke vrapuar dhe aroma e  ushqimit duke u gatuar. Aniston edhe pas ndarjes nga Justin Theroux nuk e ka përjashtuar mundësinë e krijimit të një familjeje duke nënvizuar se sot me përparimin e shkencës, kjo mund të bëhej realitet në periudha të ndryshme.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background