3 lidhje në 6 muaj, Philipp Plein e ka të vështirë të…
September 12, 2019
Mund të ketë ngritur një perandori në fushën e modës, por mesa duket Philip Plein e ka të vështirë të krijojë një lidhje të qëndrueshme. Stilisti i famshëm gjerman ka patur tre lidhje në një hark kohor prej 6 muajsh.
Në fillim ishte Justyna Gradek, pastaj rikthimi tek ish-e dashura Morgan Brittany Osman, kalojnë pak ditë dhe një tjetër femër, Lucia Bartoli, rrëmben zemrën e dizenjuesit të famshëm. Të gjitha këto brenda 6 muajsh. Sigurisht që me Philip Plein, asgjë nuk është e sigurt.